Dy të moshuar që jetojnë të vetëm, e tani e 5 ditë edhe pa rrymë

Janë bërë 5 ditë prej kur dy të moshuar që jetojnë të vetëm në Prekaz të Skenderajt, janë pa energji elektrike. Kjo për shkak se KEDS ua ndali, për shkak të borxhit prej 5 mijë eurosh, për te cilin të moshuarit thonë se nuk kanë mundësi ta paguajnë me pensionin prej 100 eurosh. 

78 vjeçarit Mursel Maliqit, dhe bashkëshortes së tij 76 vjeçe, Rrahimes, zoti nuk iu fali asnjëherë fëmijë, andaj, ditët e pleqërisë po i kalojnë në vetmi, brenda mureve të shtëpisë së vjetërar në Prekaz të Epërm.

Që të dy, kanë probleme shëndetësore, andaj pensionet që i marrin, i shpenzojnë për barna, dhe në pamundësi, faturat e energjisë elektrike ka vite që nuk i kanë paguar.

Pikërisht për këtë arsye, para 5 ditësh, atyre KEDS ua ndali rrymën, gjë e cila, çiftit të moshuar, ia ka vështirësuar edhe më tej jetën.

Mu ka rrëzu atë natë që na e kanë nalë rrymën, gjynah m’ka ardh prej tij. Bile jom kanë n’KEK, kom kajt. Tha po thirri n’komunë, nëse ta lëshon Bekimi, mirë, nëse jo s’kemi çka me ba. Bile m’tha ma për këtë punë s’ki pse vjen. Tani kom ardh n’shpi kom kajtë si fmija.”, tha zonja Maliqi.

Në mungesë të rrymës, në këto ditë vere, 76 vjeçja detyrohet ta ndezë zjarrin që të përgatisë ushqimin, të cilin e gatuan me vështirësi për shkak se e ka dorën e thyer.

Me gatu spo muj, se qe dorën ku e kam t’thyme. Vallahin e kom thy kamën, e kom thy dorën, po çka me ba, spo ka kush me na ndihmue. Vallau jem, kush nuk t’nimon, kush nuk t’don, veç zotit ju kena pshtet.“, shtoi ajo.

Se po e kanë të vështirë mbijetesën pa rrymë, e thotë edhe Murseli, i cili rishtazi e ka kaluar një sulm në tru.

Nga komuna e Skenderajt, deklarojnë se janë duke u marrë me rastin, mirëpo sipas tyre as Maliqi e as Rrahimja, nuk kanë qenë në komunë për t’i lajmëruar vështirësitë e tyre.

Çifti që jetojnë në shtëpinë numër 22 të lagjes Dushkaj në Prekaz, thotë se kanë menduar ta vazhdojnë jetën në shtëpinë e të moshuarve, porse janë fort të lidhur me shtëpinë e tyre./ATVLIVE/

 

spot_img

More like this

Manchester United: Cristiano Ronaldo wants to leave club this...

Cristiano Ronaldo wants Manchester United to let him leave the club if they receive an appropriate offer...

​James Rodriguez nuk dëshiron të rikthehet në Real Madrid

Janë duke qarkulluar disa spekulime që ylli kolumbian mund të rikthehet te gjiganti spanjoll, por tani si...

Pfizer: Dorëzimi i vaksinave të para kundër COVID-19 në...

Kompania e Pfizer e cila ka lidhur kontratë me Qeverinë e Kosovës lidhur me furnizimin e vaksinave...