Pfizer: Dorëzimi i vaksinave të para kundër COVID-19 në Kosovë do të fillojë në fund të qershorit

Kompania e Pfizer e cila ka lidhur kontratë me Qeverinë e Kosovës lidhur me furnizimin e vaksinave kundër COVID-19 ka thënë se dorëzimi i tyre do të fillojë në fund të muajit qershor.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin vet kompania, duke shtuar se dorëzimi i vaksinave te Qeveria e Kosovës do të vazhdoj për gjatë tërë vitin 2021.

Pfizer dhe BioNTech ndihen të privilegjuara që furnizojnë Qeverinë e Kosovës me doza të vaksinës BNT162b2 COVID-19 mRNA. Dorëzimi i tyre do të fillojë në fund të muajit qershor dhe do të vazhdojë për gjatë gjithë vitit 2021, në përputhje me kushtet e marrëveshjes së furnizimit. Detajet specifike në marrëveshje, përfshirë oraret e dorëzimit vazhdojnë të mbeten konfidenciale”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.

Kujtojmë se në fund të muajit maj, gjiganti farmaceutik kaishte konfirmuar marrëveshjen e arritur me Qeverinë e Kosovës për furnizim me vaksina kundër COVID-19.

Ndërsa, më 28 maj, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ishte shprehur se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1 milion e 213 mijë e 290 doza të vaksinës të kësaj kompanie.

Kosova javë më parë ka pranuar një kontingjent prej mbi 100 mijë vaksinash të kompanisë Pfizer nga COVAX-i.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160,410 doza të vaksinës. Kurse, deri më sot 32,975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

spot_img

More like this

Manchester United: Cristiano Ronaldo wants to leave club this...

Cristiano Ronaldo wants Manchester United to let him leave the club if they receive an appropriate offer...

​James Rodriguez nuk dëshiron të rikthehet në Real Madrid

Janë duke qarkulluar disa spekulime që ylli kolumbian mund të rikthehet te gjiganti spanjoll, por tani si...

Dy të moshuar që jetojnë të vetëm, e tani...

Janë bërë 5 ditë prej kur dy të moshuar që jetojnë të vetëm në Prekaz të Skenderajt,...