Xhavit Haliti kundër padisë për gjenocid: S’mund ta fitojmë

Padinë në GJND ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99 që Qeveria “Kurti 2” e ka parlajmëruar qysh nga muaji shkurt i këtij viti, po e sheh si betejë të humbur deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

I ftuar në emisonin “DIREKT me Drin Ejupin”, ai e ka quajtur absurde idenë që kjo lloj padie të ngritet nga Shqipëria. Sipas tij, një veprim i tillë do t’ia prishte atyre proceset për integrime.

A thanë që do ta padisim Serbinë për krime lufte, për gjenocid? A ka absurditet më të madh se me thënë Shqipëria duhet ta padisë për gjenocid? Ti po don me fut Shqipërinë në këtë valle, po mendon që hynë Shqipëria me prish procesin e saj për integrime, me u fut me marrë përsipër këtë çështje?,” – tha ai.

Haliti u tregua i prerë në përgjigje kur u pyet rreth asaj se sa janë gjasat që Kosova ta fitojë këtë betejë me Serbinë.

Po s’mujm me fitu, s’mund ta fitojmë sepse ne s’jemi antarë të OKB-së, së pari nuk kemi të drejtë me padit. Ne po mendojmë me bisedu me Serbinë, edhe me padit për gjenocid, është problem,” – tha Haliti në “DIREKT”.

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai i cili në programin e vet Qeverisës pat shtuar se “çështja e padisë për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) do të jetë një nga përparësitë e punës së tij gjatë mandatit qeverisës”.

Kjo kishte nxitur edhe reagimin e Serbisë kur presidenti i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq e kishte cilësuar si “kërcënim që as nuk duhet provuar”./ATV/

spot_img

More like this

Xhavit Haliti: Kurti do që ta prezantojë marrëveshjen e...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka shprehur mëdyshjen e tij rreth prezantimit që kryeministri,...

Skender Hyseni pjesë e dialogut në Qeverinë “Kurti 2”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i ftuar në emisionin “Context” në ATV foli për zhvillimet në...

Farming, Food and You

The Consumer Hub provides a forum for consumers to share ideas, questions, and concerns about agriculture. Design...