Skender Hyseni pjesë e dialogut në Qeverinë “Kurti 2”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i ftuar në emisionin “Context” në ATV foli për zhvillimet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se Qeveria “Kurti 2” çdo ditë është duke punuar sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi. Madje ai përmendi se në bisedimet që janë duke u zhvilluar në këtë Qeveri, po marrin pjesë edhe anëtarë me të cilët ata kanë qëndrime të ndryshme politike.

Një nga këta persona ai e veçoi politikanin, Skender Hyseni.

Z.Kurti çdo ditë po I thërret afër vetes këshilltarë, emra të njohur politik madje edhe ata me të cilët nuk jemi pajtuar sepse nuk është më çështje më ajo mospajtimi në kuptim e asaj që kemi të ndryshme. Pra kemi me emra plotë , p.sh. Skender Hysenin, e ka ftuar z, Besnik Bislimi, d.m.th. po e përmendi emrin që më së shumti kemi pasur mospajtime me të për shkak se ai ka pasur qëndrime të ndryshme e politike ndaj çështjes së dialogut. Natyrisht që e thërras dhe ai e ka pranuar ftesën, Kosova është e të gjithëve dhe duhet të sillemi institucional edhe ai edhe ne. Ai ka pasur, një detyrë zyrtare në atë kohë, ai duhet të na jep informacione dhe natyrisht duhet ti përgjigjet institucionit, të Republikës së Kosovës

Tutje, ai tha se qëndrimet e ndryshme politike që i kanë mes disa partive janë çështje ndryshe nga kjo kur bëhet fjalë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë./ATV

spot_img

More like this

Xhavit Haliti: Kurti do që ta prezantojë marrëveshjen e...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka shprehur mëdyshjen e tij rreth prezantimit që kryeministri,...

Xhavit Haliti kundër padisë për gjenocid: S’mund ta fitojmë

Padinë në GJND ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99 që Qeveria “Kurti...

Farming, Food and You

The Consumer Hub provides a forum for consumers to share ideas, questions, and concerns about agriculture. Design...