Ky është numri i vaksinave “Pfizer” me të cilat u furnizua mbrëmë Kosova

Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të ditur se mbrëmë Kosova është furnizuar edhe me 3 mijë e 510 vaksina Pfizer.

Këto vaksina ndonëse një informatë e tillë nuk është bërë e ditur dje nga kjo ministri, sot është thënë se këto vaksina janë nga Bashkimi Evropian.

Divizioni i Komunikimit me Publikun MSh ju konfirmon se MSh ka pranuar mbrëmë kontingjentin e radhës prej 3,510 vaksinave te Pfizer, pjesë e asistencës së BE për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19”, është thënë nga MSH.

Përndryshe, Kosova mëherët është furnizuar edhe me 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer nga BE, nga gjithsej 95 mijë doza që janë premtuar për vendin.

Ndërsa, vendi pritet që në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit qershor, të furnizohet edhe me 100 mijë e 620 doza të vaksinës së AstraZenecas nga COVAX.

spot_img

More like this

Manchester United: Cristiano Ronaldo wants to leave club this...

Cristiano Ronaldo wants Manchester United to let him leave the club if they receive an appropriate offer...

​James Rodriguez nuk dëshiron të rikthehet në Real Madrid

Janë duke qarkulluar disa spekulime që ylli kolumbian mund të rikthehet te gjiganti spanjoll, por tani si...

Dy të moshuar që jetojnë të vetëm, e tani...

Janë bërë 5 ditë prej kur dy të moshuar që jetojnë të vetëm në Prekaz të Skenderajt,...