spot_img
10.9 C
London
spot_img
HomeUncategorized @sq“Klienti im është viktimë e një kurthi” - Flet avokati i njërit...

“Klienti im është viktimë e një kurthi” – Flet avokati i njërit nga të dyshuarve për trafikim me drogë që u arrestua sot në Lipjan

Dy personave të dyshuar për “trafikim me substanca narkotike” janë arrestuar në Lipjan ku Njësia Kundër Narkotikëve gjeti dhe sekuestroi 400 kilogramë kokainë.

Kjo substancë narkotike dyshohet se ka ardhur nga Brazili në pako të produkteve të mishit.

Lidhur me këtë rast për Sinjalin ka folur Besnik Berisha, avokati i njëri nga dy personat e dyshuar që u arrestuan sot.

Berisha tha se klienti i tij është plotësisht i pafajshëm dhe madje viktimë e këtij rasti, pasi që thotë se ai as nuk ka qenë në dijeni se në pakot e produkteve të mishit të porositura nga Brazili, mund të kishte diçka tjetër e jo mish, e aq më pak substanca narkotike.

Klienti im është viktimë. Shpresojmë se shumë shpejt do të zbardhet kurthi që i është bërë atij nga persona ende të panjohur. Ai është afarist i ndershëm, i përgjegjshëm, është ndër afaristët më serioz që ka Kosova në importimin e produkteve të mishit. Droga e cila është gjetur në hapësirat e biznesit të tij dyshohet se është një kurth i përgatitur, ose nga konkurrenca, ose nga kriminelët të cilët e kanë porositur dhe akoma janë të lirë, sepse droga nuk ka përfunduar në destinacionin final”, tha Berisha.

Avokati shpreson se gjithçka do ndriçohet dhe se personat që qëndrojnë prapa kësaj porosie do të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.

Unë dhe klienti im shpresojmë që sapo të jemi në kontakt me autoritetet e Brazilit, përkatësisht me dërguesin e porosisë së mishit, do të sqarohet saktë se kush janë personat potencialë të involvuar në blerjen dhe transportin e këtyre substancave. Shpresojmë shumë që hetuesit do të arrijnë të zbardhin detaje të reja të rëndësishme për kohën e porositjes, rrugët që i ka ndjekur dërgesa, autoritetet që e kanë shoqëruar, sepse kjo kërkesë nuk ka ardhur e pa shoqëruar dhe e panjohur për institucionet e drejtësisë”, tha ai.

Berisha tha se institucionet e sigurisë dhe Prokuroria janë të vetëdijshëm dhe e pranojnë faktin që klienti i tij dhe biznesi i klientit të tij janë “absolutisht viktimë e këtij trafikimi”, por thotë se mbetet punë dhe rrugë e gjatë për ta zbuluar se kush është prapa kësaj dërgesë, e cila në tregun e zi do të arrinte vlerën e rreth 20 milionë eurove.

Do të punojmë intensivisht për të kontribuar në ndriçimin e plotë të këtij rasti”, përfundoi ai./Sinjali

spot_img

latest articles

explore more

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here